Tjetër lajm i trishtë, Barometri i Ballkanit: Shqiptarët, më pesimistët në rajon

Shqiptaret rezultojnë më pesimistët në Rajon për të ardhmen në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit për vitin 2020.

Rezultatet e Barometrit Ballkanik që u publikuan sot në Tiranë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal treguan se pakënaqësitë e Shqiptarëve më jetën ranë ndjeshëm gjatë vitit 2020, por niveli i pesimizmit për të ardhmen u rrit në rekorde..

Përveçse me pesimistet në Rajon, indeksi shënoi përkeqësim edhe me vetveten. Më 2019 indeksi i optimizmit për të ardhmen shënoi 50 për qind, por gjatë viti 2020 shihet është përkeqësuar ndjeshëm duke shënuar gjithashtu edhe nivelin më të ulët që nga viti 2014, që nga fillimi i matjeve nga Barometri i Ballkanit.

Në një hark kohor prej 7 vjetësh, indeksi për kënaqësinë ndaj jetës në Rajon u rrit mesatarisht (46% më 2020 në krahasim me 35% në 2014).

Përkundër situatës së paparë pandemike, ndjesitë e popullsisë në Ballkan dhe perspektiva e situatës ekonomike mbetën të pandryshuara, krahasuar me vitin 2019 (46%).

Indeksi i kënaqësisë me aktualitetin në Shqipëri shënoi 38%, duke qëndruar në të njëjtin nivel si më 2019, por 3 pikë poshtë mesatares Rajonale

Ndërsa ndjesi e publikut për situatën aktuale ne Rajon mbetet e lartë (41%, nga 40% në 2019), pritjet për të ardhmen kanë rënë ndjeshëm (28% krahasuar me 55% në 2019). Shqipëria është ekonomia me rënien më të madhe e pritshmerive për të ardhmen.

Nga një nivel mbi mesataren e optimizmit, Shqipëria jo vetëm përgjysmoi perspektivën e saj optimiste, por gjithashtu regjistroi nivelin më të ulët të pritshmërive për të ardhmen gjatë shtatë viteve të fundit, si në atë kombëtar, ashtu edhe niveli rajonal (20% nga 56% në 2014).

Kosova ka pritshmëritë më të larta në rajon, megjithëse ato janë përgjysmuar në vitin 2020 (35% nga 67% në 2019).

Indeksi i Ndjesive Të Publikut në Ballkanike (BPSI) mat situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen në aspektin e situatës ekonomike në shoqëri, si dhe situatës aktuale të familjeve dhe individëve që marrin pjesë në sondazh.

BPSI është i përbërë nga dy nën-indekse, BPSI-Indeksi i Situatës së Tanishme dhe BPSI-Indeksi i Pritshmërive, të cilat veçmas monitorojnë ndjesitë aktuale të qytetarëve të EJL-së si dhe pritjet e tyre për të ardhmen.

Në përgjithësi, rezultatet e Barometrit për 7 vite tregojnë se kënaqësia rajonale ndaj jetës vazhdon të rritet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të ardhmen./Monitor

Exit mobile version