Tjetër ngjarje e rëndë, mbytet një pushues nga Kosova në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë ku është mbytur një pushues.

Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës rreth orës 12:05. Viktima eshte identifikuar si Zeqir Zeqo, një i moshuar nga Kosova, i cili kishte zgjedhur bregdetin e Lezhës për të pushuar.

Policia njoftoi se, rreth mesditës, në plazhin e Kunes, është mbytur në det Zeqir Zeqo, rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Me nisjen e sezonit veror, ka pasur herë pas herë raste të pushuesve që mbyten në det.

Në rritjen e pasigurisë së jetës në plazhe ndikon mungesa e rojeve bregdetare. Konstatohet në thuajse gjitha plazhet.

 

 

.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z., rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakRama rikthen kohërat më errëta të vendit, thirrja publike: Spiunoni njëri-tjetrin!
Artikulli tjetërPërpjekja e dështuar e Ramës për të fshehur çarjen përfundimtare me Europën