Tjetër paralajmërim i fortë nga SHBA…

Një tjetër paralajmërim i fortë ka ardhur nga SHBA lidhur me investimet në rrjetin 5 G në Shqipëri.

Gjenerali amerikan, James Jones, duke folur në një konferencën e zhvilluar në Tiranë me temë: Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë, tha se Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm, është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s.

Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.

Ndërsa bëri thirrje për vigjilencë, gjenerali amerikan u shpreh se kemi shumë arsye për të besuar se mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente, të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin.

“Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina, i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm”, tha ai.

rama 2

Exit mobile version