Tjetër premtim i “mbajtur” nga Ramsi III: “Mendoni për vete sepse ne nuk kemi përgjegjësi për ju”!

Nga Ilir PECNIKAJ

Ironi e fatit.

Me datë 15 korrik, ditë e enjte, janë bërë 4051 teste nga të cilat kanë rezuhtuar pozitive 13 prej tyre.

Me datë 30 korrik, ditë e premte janë bërë 4593 teste nga të cilat kanë rezultuar positive 37 prej tyre.

Dje ditë e martë, datë 17 gusht, kur kemi 451 raste pozitive janë bërë vetëm 3375 teste, me një pozitivitet13.4%.

Vetëm 12, 13, 14 gusht janë bërë 4800 deri në 5339 testime ditore.

Mjaftojnë këto shifra për të thënë se në fund javë kemi një rritje rreth 30-40 % të numrit të testimeve.

Çka do të thotë se pjesa më e madhe e këtyre testeve janë administrative, si rrjedhoje e fluksit shumë të madh të përsonave që duan të ikin me pushime jashtë atdheut (është e njohur se fluksi i largimeve me i madh është fundjavave).

Nga sa më sipër mund të nxjerrim se institucionet shendetsore shqipëtare nuk kanë rritur kapacitetet testuese me asnjë test më shumë se sa bëheshin në muajt janar-shkurt ku pozitivitet kishte arritur në 70%. Pra jemi akoma në kufirin maksimal të testimeve që është afersisht 1400 teste ditore.

Nëse nuk janë rritur kapacitetet ditore të testimeve, ku kostoja e investimit është thuajse e papërfillshëm sot për një qeveri, vajmedet pastaj se sa janë shtuar kapacitetet e kurimit dhe të mbajtjes nën kontroll të të prekurve nga covid….

Nëse zjarret në pyje, gjatë verës janë thuajse të natyrshme, për shëndetin e shqiptarët zjarri më i madh dhe me natyrë keqdashëse është kjo qeveri.

Pra një tjetër premtim i mbajtur nga Ramsi III.

Exit mobile version