Një 41-vjeçare nga Tirana ka denoncuar mësuesen dhe drejtoreshën e shkollës ku mëson djali i saj, pasi dyshon se në muajin tetor i kanë dhunuar të birin.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Gupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.