Reporterët pa Kufij dënojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online gjatë një konferencë të OSBE-së të hënën, duke i krahasuar me nazistët, terroristët dhe pedofilët.
Reporterët pa Kufij shtojnë se, në ligj duhet të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, për të shmangur cenimin e fjalës së lirë.
“Denoncojmë sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online në konferencën e OSBE, duke i krahasuar ata me nazistët, terroristët dhe pedofilët. Akoma më shqetësuese fakti që Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes.
Ndryshimet në ligj do të lejonin sanksionet joproporcionale të vendoseshin ndaj mediave online nga AMA, një autoritet i kryesuar nga ish -këshilltari i Edi Ramës. Kërkojmë ndryshime së bashku me rekomandimet e komisionit të Venecias për të shmangur ndalimin e fjalës së lirë”, thuhet në deklaratën e Reporterëve pa Kufij.