Tjetër reagim i Presidentit Meta: Aktorët e brendshëm ose të jashtëm do të mbajnë përgjegjësi…

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Gjatë takimit, kreu i shteti vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa çmoi mbështetjen e Budapestit zyrtar në procesin e integrimit të vendit në BE.

‘Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit evropian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian’, është shprehur Meta.

Sa i përket krizës politike në vend, Meta ka apeluar te palët, që të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

‘Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane.

Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar’, është shprehur presidenti Meta.

auto Screenshot 51561563482

Artikulli paraprakFutbollisti i Kombëtares kundër 30 qershorit: Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane!
Artikulli tjetërShpërthen në Elbasan! Protestuesit rrethojnë Ramën, forcat speciale e marrin në mbrojtje