Tjetër sasi kokaine në Durrës? Çfarë po ndodh pas kapjes së 613 kg kokainë nga Kolumbia

Të tjera detaje raportohen sot në lidhje me ‘pronarin’ e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia dhe të sekuestruar në Durrës. Kompania “Arbër Garden”, me pronësi Arbër Çekaj mësohet se ka edhe dy kontonierë të pa zhdoganuar në portin e Durrësit.
Dy kontenierë janë ende nën mbikëqyrje të policisë dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe kontrolli i tyre. Dje policia bëri publik sekuestrimin e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia, Italia dhe Malta dhe që si destinacion për tu shpërndarë kishte vendet e Europës. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që transportonte kontenierin me banane dhe kokainë si dhe administratorin e firmës ndërsa në kërkim është shpallur pronari i firmës Arbër Çekaj.
Ditën e djeshme u sekuestruan 613 kg kokainë, e cila ka një vlerë në treg prej rreth 180 milionë euro, dhe që kishte destinacion tregjet europiane. Operacioni u ndërmorr nga policia shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në territorin shqiptar dhe veç sasisë së kapur, duket se tani për tani strukturat ligjzbatuese në vend mund të kënaqen vetëm me kaq.Kanë qënë një informacion I ardhur nga Gjermania që vuri në lëvizje prokurorinë dhe policinë shqiptare.

Policia arrestoi, të paktën nga deklarimet e deritanishme, dy 25 vjeçarë, njëri administrator i firmës dhe tjetri shoferi i automjetit, që morri ngarkesën nga Porti i Durrësit, deri te magazinat e kompanisë. Policia ka shpallur në kërkim Presidentin apo pronarin e kompanisë.
Por sot askush nuk ka pohuar se kush janë porositësit e drogës, garantuesit apo rrjetin që do të bënte shpërndarjen e tij. Referuar sasisë së madhe, 613 kg kokainë, duket e pabesueshme që ajo të jetë nisur nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë, pa një garanci apo porositësi të jetë pa një mbështetje apo suport të fortë.

Artikulli paraprakShpërthim eksplozivi në hyrje të një banese në Tiranë
Artikulli tjetërZbulohet krimi makabër në Vlorë, si i vrau nusja dhe dogji nënë e bir në banesë