Prej dates 11 dhjetor në vendin tone kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të referencës për vlerën e apartatamenteve në gjithë vendin. Për agjentët imobiliar, publikimi i kësaj liste do të pasohet nga tjetër vale e rritjes së çmimeve. Ndërkohë në bashkitë ku vlera e pronës mbetet e ulët, ata thonë se kjo vjen për shkak të largimit të popullsisë në ato zona.
Çmimet e reja te references pritet te sjellin nje tjeter vale rritje cmimesh ne shit-blerjen e amprtamenteve sipas agjentit imobiliar Orgest Beti.
“Çdo rritje e çmimit të referencës ndikon në të ardhurat që qeveria mbledh e nga ana tjetër ndikon te buxheti I qytetarëve sepse janë taksa që do të dalin nga diku. Unë mendoj që rregullimi ose vetërregullimi I tregut në disa raste nuk është I lidhur drejtpërdrejtë me çmimet e references. Pra, ka prona që palët nëpërmjet tyre I konsiderojnë që vlejnë më shumë se çmimi që mund të jetë në një zone të caktuar.”
Rritja me e madhe pritet te jete ne kryeqytet dhe konkretisht ne Farke por edhe ne bregdet kjo edhe per shkak te taksave dhe kostove te transakioneve.
“Tirana mban vlerën më të lartë. Kemi shtimin e zonës së Farkës, aty kemi zona rezidencial, kemi vila.Praktikisht është zona më e shtrenjtë në Tiranë me çmim mesatar.”
Rol në rrijten e çmimeve kanë edhe plaftormat booking dhe airbnb.
“Ne në Tiranë ndeshim individë, të cilët kanë reth 20 apartamente që I përdorin në platformat ‘booing’ dhe ‘airbnb’. Tashmë I kanë kthyer në biznes.”
Jugu i Shqiperise vazhdon te jete joshes per Italinet, Gjermanet dhe Francezet
“ 40% e rezidencave që ndërtohen në bregdetin shqiptar kryesisht blihen nga të huajt. Kryesojnë italianët, të ndjekur nga ukrainasit, polakët, çekët, sllovakët. Vitet e fundit shikojmë edhe një kategori tjetër, që janë gjermanët, francezët, suedezët.”
Ndërsa më lirë janë apartamentet në Bashkinë e Memaliajt
“Zona më e lirë në Shqipëri konsiderohet zona e Memaliajt, me vlerën më të ulët, 12 900 lekë m2. Nuk ka njerëz, nuk ka banorë, nuk ka rini.”
Cmimet mesatare te shitjes se banesave jane publikuar ne Fletoren Zyrtare dhe kanë hyrë në fuqi prej 11 dhjetorit.