Tmerr dhe panik në avion! Shpërthen motori dhe thyen dritaren, rryma e ajrit thith menaxheren

Një incident ajror ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ka pësuar avari në motor. “Daily Mail” raporton se motori shpërtheu ndërsa avioni ishte në ajër, ndërsa ka qenë piloti ai që ka dhënë alarmin se një pjesë mungonte.
Avioni i përkiste Southwest Airlines, të nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin, por për shkak të defektit bëri ulje emergjente në Filadelfia.
Në fluturim e sipër motori i majtë i “Boeing 737-700” shpërtheu në fluturim dhe presioni dhe copat e tij thyen një dritare. Shpërthimi dëmtoi dritaren në radhën e 17-të, ndërkohë që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.
Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.
Kompania reagoi me nje shenim në Twitter: “Për ne siguria është gjithnjë një përparësi. Po punojmë me përkushtim për t’i ofruar mbështetje klientëve dhe ekuipazhit. Do t’i shpërndajmë informacionet kur të jenë të konfirmuara”.
Një nga pasagjerët, Marty Martinez, tregon se kur u njoftuan për ngjarjen i kishte kapur ankthi dhe paniku, “ka diçka që nuk shkon me avionin tonë, duket se po biem. Me pak fjalë nisëm të biem për 10-15 minuta. Natyrisht të gjithë e humbën toruan, të gjithë nisën të ulërasin dhe të qajnë. Ka qenë përvoja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë”, tha ai.

Exit mobile version