Banorët e Bregut të Lumit janë përplasur sërish ditën e sotme me policinë, pasi është dhënë urdhri që ti largojnë nga shtëpitë e tyre. Në rezistencën me policinë ka pasur edhe disa të lënduar. Policia ka arritur deri në atë pik sa ka përdorur ehe gaz lotsjellës. Nga përdorimi i gazit lotsjellës ka pasur disa prej banorëve të lënduar rëndë.
Flora, e debuar me dhune nga policia, denoncon nxjerrjen jashte shtepise me gaz lotsjelles. Ajo eshte e shtruar ne spitalin, ushatarak me disa fraktura ne trup dhe ne kembe. Ju lutem, publikojeni kete deshmi dhe shkoni ne spitalin ushtarak per te marre vete deshmite e banoreve te rrahur dhe helmuar nga policia.
Një dhunë e paprecedentë është përdorur so nga policia për të nxjerrë nga shtëpite e tyre banorët e Bregut të Lumit.
Ata kanë ditë që kundërshtojn prishjen e banesave pa marrë komoënsimin e caktuar për banesat e tyre.
Uzur Mandri është 76-vjeçari që u godit në kokë sot gjatë përplasjes mes banorëve dhe policisë te zona e Bregut të Lumit në Tiranë.
76-vjeçari u gjakos dhe nga raportimet mësohet se ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku është future në sallën e operacionit. Goditja në kokë i ka shkaktuar një çarje të thellë.
Policia me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome ndërhyri prej orës 06:00 në zonën ku një ditë më parë protestuan banorët e rreth 38 shtëpive që kundërshtonin shembjen e tyre.
Policia përdori dhunën, arrestoi disa prej banorëve që u shoqëruan në komisariatin nr 4, ndërsa më pas fadromat nisën aksionin për shembjen e shtëpive. Asnjë prej banorëve nuk u lejua të afrohet në zonë, përfshi këtu edhe ish-deputetë të opozitës.
Qindra forca policie kanë rrethuar që në orët e para të mëngjesit, lagjen në Bregun e Lumit në Tiranë, ku do të shemben shtëpitë e 38 familjeve, të cilat protestojnë prej muajsh pasi nuk përfitojnë asnjë kompensim. Gazetari Ermal Rizaj raporton nga vendi i ngjarjes.
Burra, gra dhe fëmijë janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e fadromës që u ka ardhur në porta dhe kanë dalë për të ndaluar shembjen.
E njejta skenë ndodhi paraditen e djeshme, kur gratë u rreshtuan para fadromës dhe nuk e lejuan t’u shembte banesat, kurse burrat hipën mbi çatitë e shtëpive. Policia pas tre orësh përplasje u tërhoq nga zona.
Në këtë zonë janë 38 familje që duhet të zhvendosen për t’i hapur rrugën vijimit të bulevardit të ri të Tiranës. Asnjë nga këto familje nuk është kundër projektit, por ato janë të vetmet që nuk legalizohen dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim nga shteti për banesat, ndryshe nga 204 banesa të tjera ngjitur me to që janë legalizuar, pavarësisht se paratë ende nuk u janë dhënë.
Gangsteret e droguar te Edvin Urrejtesit dhe Vasal Kimikut te tij hedhin gaz helmues brenda ne banesat e banoreve te Bregut te Lumit duke helmuar foshnje, femije te vegjel, te semure dhe gra shtatzana. Ky eshte nje krim i shemtuar! sb
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 9. April 2019