Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz në Gjirokastër. Bëhet e ditur se, 72-vjeçari Panajot Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën gruas së tij, Dashurie Janaqi.
Ishin ulërimat e forta të Dashurie Janaqit, e përfshirë nga flakët, ato që bënë fqinjët të njoftonin policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në shtëpinë e çiftit të moshuar, gjëja e parë që pa policia ishte 72-vjeçari i cili shfaqej i penduar dhe duke i rënë kokës me grushte, pasi kishte lyer me benzinë bashkëshorten dhe i kishte vënë flakën.
Në spital janë transportuar të dy, pasi përveç Dashuries, plagë nga zjarri mori edhe Panajot zjarrvënësi.
Ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë, por pritet që shumë shpejtë t’i japin ato.