Tmerr në Paris! Shkrumbohet katedralja e 900 vjeçare e Notre-Dame, bie kupola e saj

Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët.

Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë beri  thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163.

Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!”

Artikulli paraprak“Luftë do Rama, luftë do të ketë”! Deklarata e fortë e Kleves Balliut nga protesta e Unazës
Artikulli tjetërKoni: Pezullimin nga posti i rektorit vendim politik, 4 dekanët aleancë me qeverinë për të bllokuar Universitetin