Tmerr në Peshkopi, djali vjen nga Anglia dhe vret prindërit

Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme Dibrën dhe mbarë opinionin publik.
Një i ri ka vrarë babanë dhe nënën e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi.
Nga të dhënat e para është zbuluar se autori i krimit kishte ardhur dje nga Anglia.
Qemal Sela ka qëlluar duke vrarë babanë e tij, Flamur Sela dhe nenen Zeqime Sela.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e kësaj tragjedie.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme.
Policia ka bërë të ditur edhe emrat e viktimave dhe autorit të krimit.
Policia e Dibrës thotë se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes.
Informacion paraprak
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.
Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

auto qemal sela 21528371434

Exit mobile version