Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është Prendush Fushaj.
Policia bëri të ditur se, ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F. P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.
Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fred Pëllumbi. Mësohet se Fusha dhe Pëllumbi kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme kanë debatuar dhe më pas, autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar. Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit.
Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.