Tmerr pa fund! Dy vëllezër humbin jetën njëri pas tjetrit nga Covid-19

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme familjen Osmani në Tiranë.

Dy vëllezër kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në këtë familje. Njoftimin e ka bërë të ditur Afrim Osmani, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai njoftoi nëpërmjet rrjetit social humbjen e vëllait të parë dhe më pas të vëllait tjetër.

“Covid më mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do që të shkoj në banesën e fundit sipas protokollit të zi të Covid. I mirëkuptoj të gjithe”-shkruante pedagogu në postimin e tij i parë.
 

Vetëm disa orë më pas ai njoftoi për ndarjen nga jeta edhe të vëllait tjetër.

“Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund”.

Artikulli paraprakPërse Trump vendosi besnikët e tij në Pentagon, a dyshonte ai për përdorim të ushtrisë?
Artikulli tjetërBasha me mësuesit: Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët