Tmerri në Durrës/ Kush është 16 vjeçari që u vra me thikë

Një adoleshent u vra me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. 16 vjeçarit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra mëgjithe ndihmën që i ofruan mjekët. Viktima është 16-vjeçari Anxhelo Gjokazaj. Autori, një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia.
Ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit pas një sherri midis dy adoleshentëve për motive të dobëta, njofton policia lokale Kanë dalë në dritë detaje të reja nga vdekja e 16 vjeçarit në Durrësit. I riu Anxhelo Gjokazaj është qëlluar tre herë me thikë. Një herë në pjesën e shpatullës, duke i prekur zemrën dhe dy herë të tjera në pjesën e barkut.
Gjokazaj, 16 vjeç, ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Beqir Çela’, ndërsa autori i vrasjes, shtetasi D.L., 17 vjeç nxënës në gjimnazin ‘Naim Frashëri’ në Durrës. Familjarët e 16-vjeçarit e morëm vesh nga të afërmit se çfarë kishte ndodhur dhe kanë shkuar menjëherë në spital.

Familjarët e viktimës
“Shkuam në spital dhe e gjetëm në gjendje të rëndë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk u mbijetoi dot plagëve. Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar”.

Artikulli paraprakPërse Mueller sulmon presidentin pa prova?
Artikulli tjetërVdekshmëria foshnjore, Shqipëria e dyta në Ballkan me shifra alarmante