Tomor Alizoti: Të rinjtë e FRPD Berat me besimin tek ndryshimi më 25 prill

Të rinjtë e FRPD Berat më në formë se kurrë me besimin tek ndryshimi i datës 25 prill.

Qeverisja e Rilindjes ka degraduar çdo vlerë të shoqërisë sonë. Duke mos u mjaftuar me bashkëpunimin me mafian urbane, krimin dhe korrupsionin, ata shkatërruan më të shenjtën ardhmërinë e rinisë. Rilindja nuk krijoi asnjë mundësi për zhvillimin, profesionalizmin dhe avancimin e të rinjve.

Fatkeqësisht sot pothuajse çdo i ri të ardhmen e projekton jashtë Shqipërisë sepse perspektiva në këtë vend i ofrohet vetëm atyre që i shërbejnë pushtetit dhe jo atyre që e meritojnë. Pamundësia që të rinjtë të vijojnë normalisht rrugën e profesionit të tyre është shënja treguese e këtij pushteti shkatërrues.

Për këtë arsye ne si Partia Demokratike duke e ditur se rinia është e ardhmja jonë do të jemi të fokusuar t’ua sjellim “Europën” në vendin tonë. Ne maksimalisht do të përkushtohemi që të krijojmë mundësi dhe vende të reja pune por gjithnjë sipas meritave individuale.

Rinia është katalizatori i një shoqërie të shëndoshë dhe sigurimi i kushteve sa më të mira për ata do të thotë se e ardhmja jonë është në duar të sigurta, e ardhme e cila do të vijë vetëm nëpërmjet votimit të Partisë Demokratike në datë 25 prill.

Exit mobile version