Tomorri: Bashkia Tiranë tendencë për të shtuar taksa, por pa u kthyer në shërbime për qytetarët

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, për taksat lokale të Bashkisë së Tiranës thotë se janë 140 milionë euro që pritet të mblidhen këto vit vetëm nga taksat dhe tarifat, ndërkohë që është dhe granti i qeverisë, dhe buxheti shkon 250 milionë euro në vit.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, Tomorri deklaroi se vetëm 7 apo 8 vjet më parë, Bashkia Tiranë kishte një buxhet total prej 100 milionë euro, ndërsa sot kemi arritur në 250 milionë euro.

Tomorri ngriti pikëpyetje nëse është përkthyer kjo rritje e buxhetit të bashkisë së kryeqytetit në shërbime më të mira për qytetarët, për ta bërë kryeqytetin më të jetueshëm.

Kjo rritje vjen për shkak se janë rritur taksat mbi qytetarët janë qytetarët që paguajnë taksa apo tarifa më shumë ndaj bashkisë, e cila duhet ti kthejë në shërbime infrastrukturore më të mira për qytetarët.

Veçanërisht në disa shërbime që janë kritike dhe qytetari përballet çdo ditë në jetesën e tij, mund të thuhet që ka regres.

Trafiku në Tiranë nuk është bërë më i lirshëm, mobiliteti nuk është më i madh tani se para 7 vjetësh, përkundrazi kemi pasur ngushtim të rrugëve, prej bumit masiv të ndërtimeve.

Për arsimin, nëse do të kthehemi mbas në kohë, në vitin 2015, Bashkia Tiranë vendosi taksën e infrastrukturës arsimore, e cila u vendos si taksë e përkohshme, pasi ligji nuk lejon të shpikë taksa.

Çdo vit i janë marrë bizneseve dhe qytetarëve të Tiranës 7 milionë euro, e paguajnë dhe ata që kanë dhe ata që s’kanë fëmijë në shkolla.

U tha se me këto para do ndërtohen 17 shkolla në kryeqytet, janë bërë vetëm gjysmat. Janë ndërtuar gjashtë shkolla 9-vjeçare dhe tre gjimnaze.

Sipas afatit 7-vjeçar taksa duhet të ishte shfuqizuar në 2022 dhe e shtynë afatin me tre vjet të tjera. Ky është rast që tregon se unë i rris barrën qytetarit, e bëj që të paguaj më shumë por nuk i jap shërbimin.

Nuk janë ndërtuar këto shkolla, dhe kostoja është fryrë më shumë, dhe për këtë arsye zgjatet taksa.

Duket sikur ka tendencë për të vendosur sa më shumë taksa, për të shpikur gjithfarëlloj taksash të përkohshme, por pa iu kthyer qytetarëve.

Ndërsa për inceneratorët, Tomorri tha se kompania është nën administrim shtetëror.

Ai shtoi se nëse bashkia do i ndërpresë sot pagesën, lind pyetja nëse do e realizojë shërbimin e depozitimit të mbetjeve, pasi është i vetmi shërbim që jep.

Nëse do kishim një shtet normal, ku administrimi shtetëror i kompanisë do të nënkuptonte që paratë nuk rrezikonin që të shkonin në gropa të tjera, apo tek të njëjtët njerëz që ishin pas kompanisë.

Se po paguhet nga një institucion shtetëror tek një kompani që menaxhohet nga shteti.

Kompania nuk dihet është në tokë apo në ajër sot, duhet të ketë një përfundim të hetimit.

Nëse kompania koncensionare do kalojë në konfiskim të plotë se mund të ndodhë që gjykata t’ua kthejë privatëve.

Kjo situatë kështu nuk i shërben askujt. Sot nuk e di askush a do të ndërtohet ai incenerator apo jo.

Exit mobile version