Tonelata mandarina kalben në fushë, fermerët: Shteti po na çon drejt falimentit

Fermerët e fshatit Hinkë në Dimal po shkojnë drejt rrënimit e falimetimit të plotë për shkak të mungesës së rrugës dhe tregut, ndërkohë që është ulur ndjeshëm edhe fuqia punëtore.

Fshati Hinkë në qarkun e Beratit kultivon prej vitesh agrume dhe e gjithë zona është e mbjellë me pemë manderine dhe agrume të ndryshme. Shqetësim për fermerët e zonës mbetet edhe infrastruktura rrugore, e cila i penalizon çdo vit për nxjerrjen në treg të prodhimit, njofton SYRI TV.

Për shkak të mungesës së rrugës ata po shkojnë drejt falimentimit sepse askush nuk futen dot me automjete në këtë zonë për të marrë prodhimet e tyre dhe kjo i ka detyruar në shumë raste ti hedhin prodhimet në kanal. Fermerët pohojnë se, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe se janë drejt falimetimit.

“Rruga është për faqe të zezë, edhe të jetë mundësia për ta çuar prodhimin në treg nuk e çojmë dot. Po kështu edhe tregu nuk e përballon dot gjithë këtë mall që është prodhuar”-shprehen fermerët e Hinkës.

Fermerët pohojnëse,nuk kanë marrë asnjë sunvension ngashteti,ndërkohë që duhet të paguajnë edhe faturat e shtetit, plehun dhe pesticidet,çmimet e të cilave jo vetëm që janë më të larta nga vendet e tjera por edhe me cilësi jo të mirë.

Fshati Hinkë është një fshat që ndodhet në Njësinë Administrative Poshnje në Dimal.

Ky fshat ka një sipërfaqe jo të vogël bujqësore,e favorshme për bujqësi dhe pemëtari. Prej afro 20-vitesh, fermerët e këtij fshati merren me prodhimin e agrumeve.

Exit mobile version