Top Channel, rekordi i një media të kapur me censurën ndaj opozitës

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike. Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë. Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.
Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara. Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë. Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!
Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

benblushidvorani21528451048

Exit mobile version