Torres drejt rinovimit me Atl. Madrid

Fernando Torres pritet të rinovojë edhe për 1 vit tjetër kontratën me Atletico Madrid, sipas mediave në Spanjë. Ish-lojtari i Liverpool e Chelsea, i cili festoi 33-vjetorin e tij të lindjes të hënën, raportohet ka gjetur akordin me “Los Colchoneros” për marrëveshjen e re. Sulmuesi u votua nga tifozët e klubit si lojtari i muajit shkurt dhe së fundmi është rikuperuar nga dëmtimi i frikshëm i pësuar në ndeshjen me Deportivo La Coruna, në fillim të këtij muaji. Torres ka realizuar 7 gola në 31 ndeshje të luajtura deri në këtë pjesë të sezonit me Atleticon.

Artikulli paraprakBarça ofertë zyrtare për Iskon
Artikulli tjetërMahrez sërish në “orbitën” e Barcelonës