Totenhemi kërcënon Çelsin

Skuadra e Totenhemit vazhdon të mbajë hapur kampionatin anglez të futbollit me fitoret e njëpasnjëshme. Londinezët e Poçetinos kanë ngushtuar në 4 pikë diferencën me Çelsin që kryeson renditjen, duke fituar me shifrat 4-0 ndaj Bornmauth, me një paraqitje të ngjashme me atë të javës së kaluar ndaj Uotford.
Dominimi i Totenhemit ishte i dukshëm dhe u konkretizua me golat e Dembele dhe Son që në 20 minutat e para të duelit. Kejn dhe Jansen në pjesën e dytë vulosën suksesin 4-0 që i mundësoi londinezëve të arrinin kuotën e 68 golave pas 32 ndeshjeve, duke arritur Liveprulin si skuadra që shënon më shumë në kampionatin anglez. Ndërkaq, bie në sy suksesi 3-1 i Evertonit ndaj Bërnlit që i mundëson skuadrës së Ronald Kuman të ngjitet përkohësisht në vendin e 5 të klasifikimit të kampionatit anglez, duke lënë pas si Mançester Junajtid, ashtu edhe Arsenalin.

Exit mobile version