Prej pak muajsh nuk është më një futbollist i AS Roma, por Francesco Toti është shumë i lidhur me klubin verdhekuq, ku aktualisht po punon si drejtues. Gjatë një interviste për “Corriere della Sera” dhe “Canale 5”, ish-kapiteni trajton tema të ndryshme, mes të cilave kombëtarja e Italisë. “Po të isha unë trajner, Insigne do të kishte luajtur që nga minuta e parë në dy ndeshjet ndaj Suedisë. Në Federatën italiane të Futbollit duhen njerëz si Tommasi në rolin e drejtuesit dhe Vincenzo Montella si trajner”. Ndërsa për garën e titullit në Serie A, Toti thotë: “Tani që nuk e fiton Roma do të doja ta fitonte Napoli, jo Juventus”. Që nga 28 maji, Toti nuk është më futbollist. “Ka ndryshuar gjithçka, tregon ai. Jeta, mendimet dhe fiziku nuk janë më njëlloj. Më parë zgjohesha herët dhe nisja stërvitje, ndërsa tani më duhet të programoj ditën. Nuk ka qenë e thjeshtë. Po shijoj jetën si familjar dhe jam gati për një rrugë të re. Nuk mund të dilja nga bota e futbollit, sepse është gjithçka për mua. Do të punoj gjithmonë në futboll dhe jam i bindur për këtë. Kam dëshirë të jem në kontakt me trajnerin dhe drejtuesit e klubit. Unë di si duhen trajtuar lojtarët, i njoh sjelljet në dhomat e zhveshjes, fjalët dhe shikimet. Kthehem ndonjëherë atje, por me një ndryshim të madh, nuk zhvishem më për të luajtur futboll”.
Kryesore
Continue to the categoryBuxheti i 12-të dhe dallaveret e Edi Ramës
Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro...