Klubi anglez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi kosovar, i cili po shkëlqen me Fenerbahçen. Tottenhami nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.
Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi, pasi nuk ka alternativë të Harry Kanet për momentin.
Nënkampioni evropian e ka vëzhguar vazhdimisht përfaqësuesin kosovar në muajt e fundit.
Prizrenasi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubet e mëdha t’ia mësyjnë atij.
Sipas mediave turke, Spurs janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë euro për 25 vjeçarin.
Tottenhami e do edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, i cili megjithatë duket më afër transferimit në Atletico Madrid.
Për momentin, Fenerbahçe po iu reziston ofertave pasi dëshiron ta mbajë Muriqin së paku deri në fund të sezonit.
Nëse jo në janar, atëherë gjatë verës që vjen, futbollisti kosovar mund të transferohet në Premierligë.
Muriqin ndërkohë e duan edhe në Itali, Spanjë e Francë.