Tottenhami dëshiron të bëjë “pazar” të Ajaxi i Amsterdamit. “Spurs” po monitorojnë me kujdes dyshen Justin Kluivert -Donny van de Beek, siç raporton “Sky Sport”. Sulmuesi Kluivert, është djali i ish-lojtarit të Kombëtares Holandeze, Patrick Kluivert, ndërsa 20-vjeçari van de Beek është një mesfushor shumë i vlerësuar në “Amsterdam Arena”. Klubi anglez ka dërguar specialistët e tij për të parë dyshen holandeze dhe mund të paraqesë ofertë që në janar. Kluivert është aktivizuar në 7 ndeshje në këtë sezon të Eredivisie, ndërsa van de Beek është hedhur në fushë në tre raste, madje duke shënuar një gol për “harkëtarët”.