Ikona e Romës, Francesco Totti ka fituar çmimin e mirënjohjes për karrierën e tij në ndarjen e çmimeve Laureus. Totti kaloi të gjithë karrierën e tij në vendlindje dhe vari këpucët në gozhdë në moshën 40-vjeçare vitin e kaluar. Ceremonia është zhvilluar në Montekarlo dhe është prezantuar nga aktori Benedict Cumberbatch. “Jam shumë i emocionuar për këtë çmim, pasi nuk e prisja të zgjidhesha pikërisht unë”, shprehet Totti nga skena. “Jam i lumtur që kam kaluar 25 vite të karrierës sime te Roma. Gjithashtu jam i lumtur për momentet e bukura tek Italia. Jam munduar të jap gjithçka, gjithmonë. Falënderoj të gjithë për këtë mbrëmje të bukur dhe shpresoj që t’iu ndihmoj sërish në të ardhmen. Duhet të ndihmojmë ata që nuk kanë fatin tonë”.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...