Francesco Totti përgatit lamtumirën e tij nga Roma. Të dielën, kapiteni legjendar i skuadrës verdhekuqe do të luaj ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, nga ku do t’i japë lamtumirën publikut të “Olimpicos”. Ankthi për tifozët se ndoshta sulmuesin përveç faktit se sdo ta shohin më të luajë me Romën, por madje as në ambjentet e klubit në ndonjë rol tjetër, e shton akoma edhe më shumë një postim i kapitenit në rrjetin e tij social Twitter, Totti ka postuar një foto me mbi shkrimin “Gati për një aventurë re”, por që nuk sqaron se në cilën fushë do të jetë kjo aventurë e re, si drejtues skuadre apo futbollist në ndonjë kampionat si ai Major League Soccer, në SHBA. E vetmja gjë që shpreh është se fanellën e Romës nuk do mund ta veshë më kurrë.
Ndoshta kapiteni përpara se të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur do të mirëpresë oferta në drejtim të tij. E vetmja gjë për të cilën shpresojnë tifozët e Romës është që drejtori i ri sportiv, Monchi ta bindë kapitenin legjendar të ndërrojë mendje. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, do të jetë fundi i kampionatit, momenti që do të përcaktojë ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë me Francesco Tottin.