Shorti nuk ka qenë i favorshëm për Romën. Barcelona ishte një nga kundërshtarët më të vështirë të mundshëm dhe do të jetë pikërisht rivali i ardhshëm në çerekfinalet e Champions League. Gjithsesi, ish-futbollisti, aktualisht drejtues i verdhekuqve, Francesco Totti nuk ka frikë: “Jam i kënaqur për shortin. Të përballesh me një skuadër të tillë mund të jetë vetëm një stimul shtesë. Jemi mes tetë ekipeve më të forta të Europës dhe si të ndeshesh me Barcelonën, Bayern apo Manchester City është e njëjta gjë”. Spanjollët e kanë konsideruar Romën si rivalin më të mirë të mundshëm që mund t’i vihej përballë nga shorti, por Totti e merr me sportivitet këtë deklaratë: “Do të tregojmë se jemi skuadër e madhe dhe mendoj se pavarësisht çfarë thuhet ata do të shqetësohen kur të vijë momenti i sfidës. Ne vijmë nga një grup ku lamë pas Chelsea dhe Atletico Madrid dhe sapo kemi eliminuar Shakhtar. Barcelonës do t’i duhet shumë punës për të na eliminuar. Futbolli është i bukur sepse mund të ndodhë gjithçka”.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...