“Toyota Yaris”/ Mbërrijnë në Tiranë prokurorët belgë, në pyetje edhe Taulant Balla, takimi mbahet sekret

Kanë mbërritur në Tiranë një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.

Prokurorët belgë do të zhvillojnë takim me grupin që po heton dosjen në fjalë ndërkohë që vizita është mbajtur secret nga autoritetet shqiptare.

Bëhet e ditur se në listën e personave në dijeni për tu pyetur rreth asaj që ka dijeni lidhur me mjetin e ndaluar në pikën e Aklimit Kufitar në Durrës ku u gjetën 3.5 milionë euro është edhe kreu i grupit parlamnetar të PS, Taulant Balla.

Kujtojmë se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

toyota yaris

Artikulli paraprakBanorët ashpërsojnë tonet: Policët civilë të rrinë sa më larg Unazës, dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë
Artikulli tjetërShqiptarët në mjerim, 28% e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat