Nga Petrit VASILI
Belbëzimet fajtore të kryeministrit dje në parlament konfirmojnë tradhëtinë e pambulueshme të tij.
Asnjë përgjigje përse qeveria e rilindjes zvarritet vetëm pas deklaratave greke.
Asnjë përgjigje përse shqiptarëve ju mbahen fshehur negociatat.
Asnjë përgjigje për “gjumin” e qëllimshëm të grupit negociator.
Asnjë përgjigje për qendrimin e palës greke që nuk e pranon vendimin e Gjykates Kushtetuese të Shqiperise si detyrim për negociatat.
Asnjë përgjigje se çfarë marreveshje ishte gati për tu firmosur me kryeministrin Tsipras dy vjet më parë.
Klithmat histerike të një tradhëtari të kapur me presh në dorë nuk bindin kërkënd.
Qurravitjet për të hedhur fajin lart e poshtë janë aq qesharakë sa veçse rëndojnë me shumë tradhëtinë.
Ka vetëm një përgjegjes dhe një fajtor dhe ky është kryeministri.
Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqipëria deri në Kosovë e bëjnë dëshpërimisht të pabesueshëm.
Çeshtjet e mësipërme duan përgjigje ose në të kundërt denimi për tradhëtinë do të jetë i rreptë dhe i pashmangshëm.