Nga Fitim Zekthi
Partia konservatore në Britani duket se do ti humbë shumë keq zgjedhjet. Ka sondazhe që thonë se ajo mund të shkjojë deri në një rekord historik më të ulëtin në 100 vjet. Sherelle Jacobs shkruante dy ditë më parë në The Telegraph se Partinë Konservatore do ta votojnë kundër votruesit më të thekshëm dhe më tradicionalistë të saj. Pra do ta votojë kundër ajo që është zemra e saj konservatore. Kjo si hakmarrje për tradhtinë që u ka bërë kjo parti vlerave tek të cilat besojnë konservatorët.
Një tradhëti e parë, sipas saj, ishte se partia e futi vendin në një referendum për të dalë nga BE-ja por nuk e mbrojti kurrë vendimin dhe e la vendin të zvarritej në këtë proces, zvarritje që vazhdon ende me kosto të mëdha. Së dyti partia hyri sipas saj në lojë kolosale bixhozi me çështjen e emigracionit dhe e futi Britaninë në një vështirësi të dyfishtë. Ajo prodhoi një situate ku ekonomia nuk mund të rritet sepse ajo ishte ideuar si ekonomi e mbështetur tek njerezit me kualifikim jo të lartë dhe që nuk paguheshin shumë. Keshtu për shkak të një GDP-je të dobët për shkak të kësaj lloj ekonomie Britania nuk mund të përballojë investime të mëdha dhe të domosdoshme në infrastrukturë. Dhe e treta ajo tradhëtoi parimet bazë konservatore të lirisë dhe të përgjegjësisë personale kur imponoi masa drakoniane të karantinës në rastin e Covid 19. Këto masa shkatërruan ekonominë thotë Jacobs. Tradhëtia e partisë konservatore është papranueshme dhe vetë të djathatët do ta ndëshkojnë keq partinë e tyre për mënyrën se si u soll këto dhjetë vitet e fundit. Ajo thote se edhe zona tadicionalsiht te djathta si Buckingamshire apo Hampshire mund te votojne kunder.
Raste të tilla reagimi të votuesve ka kudo në botë. Në vitin 2016 votuesit demokratë, ndër më fanatikët, në shtetet që njihet si Rust Belt, Michigan, Wisconsin, Pensilvania (për pak edhe Minesota) votuan keqazi kundër Hillary Klinton. Ato u hakmorën për politikat ultraliberale dhe globaliste në ekonomi te administratës Obama-Klinton që shkatërrtuan vendet e punës së punëtorëve të fabrikave në këto shtete (njerëz me bindje socialdemokrate, thuajse plotësisht socialiste).
Në Greqi socialistët ndëshkuan keq, u hakmorën rëndë dnaj tradhëtisë që u bëri vlerave socialsite Syriza. Një analist i rëndësishëm në Greqi, Elias Maglinis shkruajti se “votuesi I majtë socialist grek u ndje I tradhëtuar në palcë nga Syriza dhe votoi ashpërsisht kundër si hakmarrje.”
Këto janë gjëra të njohura në shumë vende. Në Shqipëri ajo që për 33 vite është njohur si partti e qendrës së djathtë (në disa raste ka dashur të vetëquhet edhe si konservatore) ka kohë që është ne një proces kalbëzimi të ploië dhe njëkohësisht mundësie ripërtëritjeje. Tradhëtia që ajo i ka bërë votuesit te djathte është monumentale. Këtu nuk po përmendim ligjin për ndarjen e toikës duke mos ua kthyer atë pronarëve, nuk po përmendim ligjet e tjera për pronat e grabitura nga regjimi komunist, nuk po përmendim ligjet e pamiratuara kurrë për dekomunistizim, nuk po përmendim mbajtjen në nivele të larta të drejtimit të saj të njerëzve që vinin nga komunizmi, nga institucione të komunizmit si gazetat dhe televizimni i asaj kohe, hetuesia, prokuroria, organizata e partisë etj. Nuk po përmendim as mënyrën se si u be legalizimi I ndërtimeve pa leje apo ndërtimi I institucioneve, as raportin e rëndë me kuptimin mbi lirinë ekonomike, politike dhe fetare. Po flasim pak vetëm për mënyrën se si kjo parti arriti ti përgjigjet një situate shumë serioze në një moment të vështirë.A e trajtoi ajo atë me ndonjë grimë vlere të djathtë, a kishte në atë sjellje ndonjë thërrmijë sjelljeje dhe përgjegjësie të djathtë, a kishte ndonje nuance konservatore tek veprimet dhe gjuha e saj?
Thelbi i të djathtës, konservatrores është vetëpërmbajtja, mospretendimi i zotërimit të të vërtetës absolute, mospërdorimi i sharjes dhe i luftës për të asgjësuar karakterin, familjen dhe humanitetin e kundërshtarit, mosndjekja e epshit dhe e oreksit personal (vendosja e prangave vetes në përpjestim të drejtë me oreksin për pushtet thoshte Edmund Burke). Thelbi i të djathtës është përgjegjësia, përgjegjësia ndaj njerëzve. E djathta ka për themel të mënyrës se si sillet dhe vepron parimin “reflektim dhe zgjedhje”. Ky parim thotë se njeriu sheh dhe studion mundësitë që ka, sheh dhe studion pasojën e veprimit të secilës mundësi dhe bën atë që duhet dhe jo atë që do ai.
Partia demokratike shpërtheu në një konflikt të egër në shtator të vitit 2021. Ish kryetari I saj Sali Berisha bëri dhe u soll në kundërshti me çdo element, parim, rregull që ka të bëjë me të djathtën, me vlerat konservatore. Ai dhe një pjesë e madhe e partisë nuk u përpoqën ta kufiozojnë epshin dhe oreksin, nuk u udhëhoqën nga përgjegjësia para njerëve dhe votuesve, nuk qenë të përmbajtur, pretenduan se kishin me vete të vërtetën supreme etj. Ai dhe ata qe ndoqen nuk bene ate qe duhet por bene ate qe donin, nuk analizuan cfare mundesh kane dhe cfare pasoje sjell secila prej tyre.
Kjo sjellje, kjo mënyrë të vepruari totalisht kundër çdo sensi konservator e ndau partinë në dy pjesë. Njëra, sigurisht, më e madhe se tjetra. Më e madhja, mendohet, ajo që nisi luftën, ajo që shkallmoi me çdo mjet që ka në faqe të dheut çdo sens të djathtë dhe konservator. Më e vogla, ajo që mbeti u kap me mundim dhe modsti pas ca pak vlerave të djathta si maturia, përgjegjësia, shmagia e sharjeve dhe e sulmeve ndaj karakterit njerëzor, përpjekja për të rtuajtur një distancë me njerëzit që vijnë nga komunizmi dhe lidhjet me regjimin komunist etj,
Njerëzit, zgjedhësit, votuesi i djathtë e ka përjetuar keq dhe si tradhëti të plotë të tij këtë sjellje. Votuesi e ndëshkoi keq Lëvizjen e Rithemelimit, atë që garoi si subjekt qe përfaqëson opoziten në zgjedhet e vitiut 2023. Në ato zgjedhje humbja ishte e llahtarshme. Pavarësisht çdo parregullsie u morën vetëm një grusht bashkish shumë të vogla dhe asnjë e madhe. Edhe në ditë më të këqija dhe me manipulime me te renda si zgjedhjet locale te vitit 2000 opozita nuk doli kurrë kaq keq.
Ky grupim që nisi këtë luftë dhe shkaktoi këtë shkatërrim në PD do të humbë sigurisht shumë më rëndë sepse vetë të djathtët do të votojnë fuqiomisht kundër si kudo në botë në raste të tilla. Çështja është se ky grupim ka një këmbëngulje ekstreme për të vazhduar në këtë rrugë, në këtë kahje totalisht kundët të djathtës. Kjo kemnegulje nuk eshte e arsyeshme, nuk eshte politike.
Pjesa tjetër, PD-ja zyrtare, në këtë siutuatë ka përgjegjësinë të prodhojë një kontratst, një kontrast të thellë ku të duket qartë e më qartë çfarë dhe si duhet të jetë një opozitë e djathtë. Pjesa e tjeter, PD-ja zyrtare, eshte ajo qe perfaqeson mundeisne e pertyeritjets perballe asajq e perfaqeson kalbezimin. Sido që të jetë, sido që të shkojë puna e sigurt ëhstë që grupi I rithemelimit do të votohet gjithnjë e më fort kundër nga vetë të djathtët ndërsa grupi tjetër PD-ja ka mundësinë të shihet ndryshe sepse ruajti dhe mund të ecë në një drejtim që ruan vlerat e të djathëts. Kur tradheton vlera dhe parime, historia ka treguar, se ata me te tradicionalistët votojnë kunder. Kjo ka ndodhur dhe do të ndodhe edhe me ne.