Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se, kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të një sipërmarrje të tillë për ndyshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shumë të rrezikshme politike.
Vasili tha se, Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj.
Vasili tha më tej se, në një situatë të tillë është shumë e qartë roli destruktiv i Edi Ramës, bërja palë e tij me axhenda të errëta antishqiptare dhe jo transparente të cilat ka zgjedhur ti mbulojë me heshtje ose me shpresën se projekti do të ecte përpara, e pastaj do të rishfaqej në rrolin e protagonistit, i cili kishte qëndruar në prapaskenë për të marrë përfitimet e këtij projekti.
Në fund ish-deputeti adresoi 5 pyetje për kryeministrin Rama.
Deklarata e plotë e Vasilit
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, dje opinioni publik është njohur me qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev lidhur me projektin shumë të rrezikshëm të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Zaev dje ka bërë disa pohime tronditëse të cilat unë do doja ti ndaja me ju. Ai pohon se ky është një nga projektet me rrezikshmëri të jashtëzakonshme dhe që do të nxiste tensione dhe konflikte të frikshme duke i vendosur zjarrin fuçisë së barutit, ashtu siç është konsideruar historikisht Ballkani. Zaev konfirmon së dyti një fakt shumë të rëndësishëm, se ai ka informuar zv. Presidentit e SHBA-ve Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Kancelaren Gjermane Angela Merkel, znj. Mogherini dhe gjithë faktorët më relevant për rrezikshmërinë shumë të lartë të kësaj sipërmarrje politike. Ai pohon gjithashtu që pas këtij projekti, janë interesa që lidhen me shtete si Rusia ndoshta dhe Turqia dhe që projekti nuk përfaqëson në asnjë rast interesat më të mira dhe që shkojnë në sinkron me prioritet e partnerëve Europiane dhe Euroatlantik.
Kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të në sipërmarrje të tillë shumë të rrezikshme politike. Kjo është pohuar nga ish Kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nga kryetarja e komisionit të Helsinkit Sonja Biserko, nga ish ministri i jashtëm Vuk Jeremi?, nga kryenegociatorja Edita Tahiri dhe nga shumë personalitete shumë shumë të larta të jetës politike Kosovare, deklarata të cilat të gjitha në bllok kurrë nuk janë përgënjeshtruar nga Edi Rama. Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj. Në një situatë të tillë është shumë e qartë roli destruktiv i Edi Ramës, bërja palë e tij me axhenda të errëta antishqiptare dhe jo transparente të cilat ka zgjedhur ti mbulojë me heshtje ose me shpresën se projekti do të ecte përpara, e pastaj do të rishfaqej në rrolin e protagonistit, i cili kishte qëndruar në prapaskenë për të marrë përfitimet e këtij projekti. Me gjithë atë ka disa pyetje shumë të rëndësishme e të pakapërcyeshme, të cilat ne duam t’i ndajmë së bashku me ju për këtë Kryeministër që kemi fatkeqësinë të jetë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë.
Së pari, përse Edi Rama hesht ndërkohë që Angela Merkel është tepër e qartë dhe e prerë në qëndrimin e saj kundër këtij projekti?
- Kush e pengon Edi Ramën që të jetë dhe ai i prerë dhe i qartë ashtu si Kancelarja Merkel?
- Përse Edi Rama nuk e ka ndarë këtë shqetësim të këtij projekti me një rrezikshmëri tepër të lartë me të gjithë partnerët strategjik më të rëndësishëm, ashtu sikurse ka bërë kryeministri Zaev, i cili ka komunikuar me të gjithë ata, por Edi Rama ka zgjedhur të mos komunikojë dhe të rrezikojë stabilitetin e rajonit, pavarësisht ndjeshmërive maksimale dhe shumë të mëdha që ky projekt do të kishte.
- Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin dhe mjaft më gjerë se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri Zaev nënvizon në prononcimet e tij?
- Përse dhe në interes të kujt, Edi Rama rrënoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe paqe në rajon dhe u përfshi në axhenda të tilla destabilizuese dhe konflikt nxitëse?
Të nderuar qytetarë, nga kjo foltore, në mënyrë të vazhdueshme kam tërhequr vëmendjen tuaj dhe të të gjithë opinionit publik se Integrimi Europian nuk ka qenë, dhe nuk është axhenda e Edi Ramës dhe as e rilindjes që ai ka nga pas, por përkundrazi pengimi i Integrimit Europian me çdo mjet, instrument të dukshëm e të padukshëm ka qenë prioriteti i tij madhor në funksion të krimit e të alibisë për integrimin e realitete të tjera që shohin gjithmonë jo nga perëndimi, jo nga euro-atlantizmi, jo nga Brukseli dhe Ëashingtoni, por shohin nga lindja.
Besoj konfirmimin e keni marrë shumë të qartë nga pohimet shumë tronditëse të Kryeministrit Zaev. Këto pohime tronditëse të kryeministrit i Maqedonisë së Veriut Zaev sjell për të gjithë opinionin publik, shpjegoj qartë edhe qëndrimin, sjelljen e shtetit policor, votimet moniste dhe gjithçka që bën Edi Rama, pasi dihet që të gjitha këto faktorë janë faktorë që nuk e çojnë përpara Shqipërinë në integrimin europian e lënë atë jashtë Europës dhe njëherazi i lehtësojnë dhe i mundësojnë Edi Ramës i cili thotë qartë dhe thjeshtë që ngaqë Europa nuk më pranoi unë jam i detyruar të shoh realitete të tjera ashtu siç edhe ai i ka bërë publike edhe në mes të Brukselit pa iu dridhur syri fare pasi si duket garancitë në lidhje kanë qenë shumë më të pëlqyeshme për të dhe më të kënaqshme për të se sa shteti ligjor që kërkon Bashkimi Europian, funksionimi i ligjit, demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të gjitha ato që e bëjnë Shqipërinë një vend normal dhe një vend europian.
Sigurisht që pyetjeve të mësipërme unë dhe shqiptarët nuk presin që të kenë ndonjë përgjigje nga kryeministri i tyre pasi ai ka qenë ideator pikërisht i axhendave të tilla por me gjithë atë një përgjigje shumë të fortë ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me gjithçka të errët që bën brenda vendit dhe gjithçka të errët që bën edhe jashtë vendit Edi Rama e ka marrë me 30 Qershor.
Kjo është një betejë e hapur pasi shpëtimi i Shqipërisë nga njerëz që përfaqësojnë pjesën më të errët që Shqipëria nuk do të donte që ta përfaqësonte kurrë siç është Edi Rama është një detyrë për çdo qytetarë por jo vetëm për Shqipërinë, pra siç vetë e kuptoni sepse ky mund të bëhet dhe po bëhet një shqetsim edhe shqiptarët në Kosovë, edhe për shqiptarët në Maqedoni, edhe për shqiptarët në Mal të Zi edhe për tërë rajonin edhe më gjerë së kaq.