Tradhëtia nuk eshte diversitet…!

Nga Azgan Haklaj

Në një editorial të dy ditëve me parë tek “Koha Jonë” ,Agron Gjekmarkaj jep definicione parimore për diversitetin në demokraci a thua se po bënte një hartim të denjë per shkollat 8 vjeçare.
Nënkuptimi i kësaj orvatje”intelektuale” në fakt ishte i dukshëm dhe sipërfaqsor.
Un’ siç e kam për zakon e them troç:
Ai dhe grupi i Gaz Bardhit që në këto muaj e vite peshtjellimesh imituan lavjerresin e fizikës nuk po adaptohen e nuk po ndihen komod poshtë ballkonit ë Sali Berishës edhe pasi ua kanë nënshkruar me laps disa poste të larta që nuk i njeh jo vetëm statuti e ligji por në realitet nuk i njohin as idhtarët e Rithemelimit.
Ata rëndom ndeshen me shikimin e vëngër e dyshues poshtë “kullës” se foltores dhe po i përkthejnë mërmëritjet nëpër dhëmbë.
Këta që janë mësuar me tradhëti do tradhëtojnë sa herë ua diktojnë tradhëtinë.
E pra duket se Bardhi e Gjekmarkaj me shokë në vend që të perfitojnë ndonjë patkua prej kalit që po ngordh do të marrin një shkelm fatal të fundit duke e mbyllur këtu pa pikë lavdie karrieren e tyre.
Dhe është normale.
Kaq dhe tepër biles është segmenti politik i rrugtimit të tyre pse është e paraparë në filozofi e praktikë që kush harron nga ka ardhur nuk ka qartësi ku do mbërrijë.
Ata ishin deputetë të përzgjedhur e të llastuar nga Partia Demokratike, të parashutuar në emër të intelektualizmit pa pikë kontributi të qenësishëm dhe kjo endërr e materializuar i ka bërë të çuditen gjer në klithjen:
“Eureka”!
Mirëpo edhe dardha politike si ajo dardha reale e ka një bisht, biles shume të gjatë i cili tashmë është inkorporuar në prapanicën e Gaz Bardhit, Gjekmarkajt apo të therëve që imituan lavjerrësin, i cili po ndalon, sepse po ndalon edhe diapazoni që përhap zhurmën.
Me të tillë si Gaz Bardhi e Gjekmarkaj në fakt bëhet pis fjala dhe argumenti se ata meritojnë veçse injorim dhe përbuzje por një këshillë e kam:
“PD-ja nuk është gjahu i rastësorëve por një organizatë vullnetesh të sinqerta, qëndrestare e misionare ndaj sjellja juaj është e huaj si nga karakteri njerëzor që ju dominon po ashtu edhe nga formimi i mbrapshtë politik që ju drejton”

Artikulli paraprakTë pathënat e kapjes së kokave të krimit në Shqipëri
Artikulli tjetërZbulohet magazina për kultivimin e drogës, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE! E pësojnë edhe dy punonjës