Trafik 1 km te Unaza e Madhe e Tiranës, qytetarët: Në rrugën e sapo inauguruar bëhen sërish punime

Unaza e Madhe e Tiranës, e cila u bë e aksesueshme për makinat disa ditë më parë, është shfaqur problematike, sa i përket trafikut.

Qytetarët kanë raportuar se në Unazën e Madhe është krijuar trafik 1 kilometër.

“Po riparojnë rrugën që inauguruan. Radha 1 km përpara se të kthehesh për drejtim të Tufinës dhe Rrugës së Arbrit”, shkruan qytetari.

Shkak për trafikun e rënduar është bërë fakti që në rrugë po bëhen riparime.

Kujtojmë se Unaza e Madhe në Tiranë ka vetëm pak ditë që është inauguruar.

Exit mobile version