Trafik droge me anije nga Shqipëria drejt Pulias…

Në Itali janë arrestuar 5 persona, 4 shqiptarë dhe 1 italian, pasi trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë. 4 shqiptarë dhe italiani janë arrestuar në Firence.

Mësohet se grupi trafikonte drogë me anije nga Shqipëria drejt Pulias. Pasi mbërrinte në shtetin italian droga shpërndahej në zona të tjera të Italisë.

Policia italiane në një operacion policor ka vënë në pranga 5 persona me origjinë nga Firence, Siena, Pulia dhe Shqipëria, dnërsa konfiskoi dhe 500 kg.

Ky është rezultati i rëndësishëm i një operacioni të kryer nga policia e njësisë hetimore të Firences, e koordinuar nga prokuroria anti-mafioze e kryeqendrës toskan. Ndërkohë policia fqinje në komunikatën për shtyp shprehet se ka shkatërruar organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Hetimet lejohen të identifikojnë një grup kriminal të organizuar, i përbërë kryesisht nga subjekte të nacionalitetit shqiptar, të dedikuar për importimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marihuanës.

Droga, e transportuar në bordin e anijeve nga Shqipëria në brigjet e Pulias, niset drejt tregjeve kryesore italiane.

guardia di finanza venezia villabona 2

Exit mobile version