Thonë se i shërbejnë Zotit, por disa syresh prej tyre fatkeqëisht janë kthyer në qafira të drogës. Jo vetëm që nuk dalin kundër drogës që po shkatërron familjet dhe kombin, por edhe shiten tek ta edhe për një makinë. Ky është rasti i imamit Ahmed Kalaja, i cili gjen edhe forcë të bëjë propagandë në favor të një trafikanti droge të dënuar në Itali me 21 vite burg, në një kohë që feja dhe islami nuk kanë asgjë të përbashkët me drogën dhe trafikantët.
Përmes një postimi në Facebook, Kalaja nxitoi të merrte në mbrojtje Begon, ku shkruante se në Kuran i penduari dhe nëse e ka kryer dënimin është i falur, duke lënë të nënkuptohej që Bego e ka kryer njëherë dënimin dhe nuk ka pse e vuan sërish.
Por menjëherë pas këtij reagimi, në redaksinë e Syri.net, një qytetar i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka treguar se çfarë fshihet pas fjalëve dhe mbrojtjes së imami Kalaja bën për Edmond Begon.
Sipas qytetarit Ahmed Kalaja sot është pronar i një makine, e cila ende me letra figuron në emër të Edmond Begos. Ndërsa shton se kjo është një nga dhurata e shumta që Bego i ka bërë kalasë.
‘Shiko meqe paska reaguar imami thash te kaloi nje informacion nese te duhet qe mund ta verifikosh sh lehte pronesin!
Ahmed Kalaja, kujtoja ketij te fundit qe vjet eshte bere pronar i nje Land Roveri qe ende e ka ne pronesi qe ia ka dhuruar Edmond Bega dhe nrm qe i detyrohet pervec atyre qe citon por edhe per shkak te dhuratave qe ka marr!
Dmth perdore si info nese te duhet…’, shkruan qytetari në mesazhin e tij drejtuar
Imami i Xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja i ka thurrur sot lavde Edmond Begës, trafikantit shqiptar të arrestuar të shtunën nga policia greke.
Në një postim në facebook Imami Kalaja shkruan:
“Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik. Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan. Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!”
Imami Kalaja i referohet akuzave të opozitës ndaj qeverisë për mos arrestimin e Edmond Begës dhe ndaj deputetit e Sekretarit të PS-së Taulant Balla për lidhje të ngushta biznesi me Begën.
Pavarësisht se Edmond Bega është në kërkim nga autoritete italiane për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale për trafikimin e kokainës dhe heroinës, për Imamin Kalaja ai është i pafajshëm dhe po përdoret politikisht.
Bego, njeri i afërt i Aldo Bares dhe u arrestua në Tiranë në vitin 2009, për llogari të qeverisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos me 21 vjet burg, si drejtues i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës, bashkë me Aldo Baren.
Në shtator 2010, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Gazi Dizdari, kryetar, dhe anëtarë: Fatos Lulo, Besnik Imeraj, Andi Çeliku e Majlinda Andrea, vendosën të ulnin dënimin e gjykatës italiane për Begon, nga 21 vite burg në 4 vite e 4 muaj.