Trafikanti i Krujës nëntëfishon taksat

Çmenduria e trafikantit të Krujës, Bushi ka arritur deri aty sa të nëntëfishojë taksat për bizneset e këtij qyteti duke i çuar drejt falimentimit. Rasti më flagrant është me taksën e gjelbërimit dhe të ndriçimit. Deri një javë më parë bizneset fasone të instaluara në këtë zonë kanë paguar një taksë për këtë shërbim deri 50 mijë lekë në muaj, ndërsa nga dita e djeshme faturat që kanë mbërritur tek këto biznese i kanë lajmëruar për 9-fishimin e taksës, ku nga 50 mijë lekë i duhet të paguajnë 450 mijë lekë.
Po këtë taksë biznesi i madh duhet ta paguajë të 5-fishuar, ku nga 50 mijë lekë që paguante më parë i duhet të paguajë tani 250 mijë lekë. Të gjitha taksat për biznesin e madh dhe atë të vogël kanë njohur një rritje të paimagjinueshme dhe kjo ka sjellë edhe revoltën e bizneseve të qytetit.
Taksat për biznesin e vogël janë rritur po ashtu në mënyrë drastike dhe mbi dy herë më shumë se niveli që kishin deri pak ditë më parë. Kështu ndërsa një biznesi të vogël i duhej të paguante 360 mijë lekë taksa vjetore, me rritjen e re të kryetrafikantit të Krujës, taksat kanë arritur në 760 mijë lekë.
Duke iu referuar dy rasteve siç është biznesi i madh dhe fasoneritë në lidhje me taksën e pastrimit, në vitin 2015 për këtë lloj takse biznesi i madh paguante 15.000 lekë, ndërsa me rritjen e firmosur nga Bushi, biznesit të madh i duhet të paguajë 40.000 lekë. Për kategorinë e fasonëve, kjo taksë, nga 50 000 lekë që ishte në vitin 2015, tashmë është dyfishuar duke kapur shifrën e 100.000 lekëve.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me taksën e ndriçimit dhe gjelbërimit, niveli i taksës është rritur disa herë. Nëse në vitin 2015, këto dy taksa ishin të unifikuara, këtë vit të dyja këto taksa janë ndarë dhe niveli i tarifimit të tyre është rritur. Kështu për biznesin e madh, kjo taksë ishte 5.000 dhe është bërë 25.000, ku 5.000 është ndarë ndriçimi dhe 20.000 gjelbërimi. Ndërsa për fasoneritë niveli rritet edhe më tej, pasi ishte 5.000 dhe është bërë 45.000. Është ndarë taksa e ndriçim/gjelbërimit dhe janë bërë 2 zëra të ndarë.
E njëjta situatë abuzive paraqitet edhe me bizneset e vogla, për të cilat nga 360 mijë lekë në vit është bërë 760 mijë lekë, por për të njëjtën kategori taksa e pastrimit nga 200 mijë lekë është bërë 400 mijë lekë, ndërsa taksa e gjelbërimit nga 50 mijë është bërë 200 mijë lekë.
Kjo rritje e taksave në Krujë duket të mos jetë e qëllimshme. Bushi një provincial dhe i ardhur në Krujë nga provinca duket se po hakmerret ndaj bizneseve dhe qytetit të Krujës duke i detyruar këto biznese që të falimentojnë. Ndërkohë rezulton se taksidari më i madh i Krujës sot është kryetrafikanti që është në krye të Bashkisë. Pasi e ka shndërruar të gjithë zonën në një plantacion gjigant droge, ai po detyron biznesin e ndershëm që të falimentojë. Ndërkohë taksidari-kryetrafikant nuk ngopet nga taksat që merr për çdo rrënjë droge, por tani ka 9-fishuar edhe taksat për biznesin.
Shifrat, si u rritën taksat për
bizneset në Krujë në një vit

Taksa e pastrimit më 2015 dhe 2016
1. Biznesi madh ishte 15.000 dhe bëhet 40.000
2. Fasoneritë ishte 50.000 bëhet 100.000

Më 2015 taksa e ndriçim/gjelbërimit ishte e unifikuar dhe konkretisht:
1. Biznesi i madh ishte 5.000 dhe bëhet 25.000, ku 5.000 është ndarë ndriçimi dhe 20.000 gjelbërimi
2. Fasoneritë ishte 5.000 dhe bëhet 45.000.
Është ndarë taksa e ndriçim/gjelbërimit dhe janë bërë 2 zëra të ndarë.

Për bizneset e vogla
1. Taksa për biznesin e vogël nga 360 mijë lekë në vit është bërë 760 mijë lekë
2. Taksa e pastrimit nga 200 mijë lekë është bërë 400 mijë lekë

3. Taksa e gjelbërimit nga 50 mijë është bërë 200 mijë lekë

Exit mobile version