Trafikimi votave me paratë e krimit, fundi i hidhur i Ramës

Rama ka rrëzuar dje politikisht përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes pozitës dhe opozitës për Reformën në Drejtësi. Pas dy orësh në takimin e zhvilluar me Bashën dhe Metën është rënë dakort që palët të gjejnë një zgjidhje kompromisi dhe për këtë kanë caktuar edhe ekspertët që do të paraqesin formulën e dakortësisë. Kur pritej që të kishte një produkt, Rama e ka rrëzuar atë në një fjalim që ka mbajtur para të rinjve socialistë. Ai ka paralajmërur qëndrimin refuzues ndaj çdo pakete kompromisi që ka afruar PD, duke përafruar qëndrimin e mes formulës hibride të ambasadorëve dhe rekomandimit të Komisionit të Venecias.
“Unë vazhdoj të jem besimplotë që ne në 21 korrik do ta kalojmë Reformën në Drejtësi. Vazhdoj të jem katërcipërisht i bindur me konsensus ose pa konsensus, Kushtetuta ka vetëm një konsensus. Konsensusi kushtetues është vota e 2/3-ve të Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi tjetër me 100% të votave mirë se të vijë, por nuk është i vetmi konsensus”, tha Rama.
Rama po paralajmëron dështimin e bisedimeve. Ai po ashtu po shfaq fytyrën e tij të vërtetë se këto negociata janë të kota pasi e ka ndarë mendjen për të gjetur si zgjidhje blerjen e deputetëve dhe me këtë të përjashtojë opozitën nga kompromisi. A mund miratohohet reforma në drejtësi me votat e kriminelëve, trafikantëve të drogës dhe të prostitucionit?
A mund të ishte një Reformë në Drejtësi të miratuar me individë të tillë dhe me paratë e tyre që vijnë nga krimet që kanë kryer. Çfarë do të prodhonte një reformë e tillë? A mund të dilnin gjykatës dhe prokurorë të pavarur, nëse për ta voton një vrasës si Armando Prenga? A mund të ketë drejtësi të besueshme në rast se ajo votohet nga Tahiri që e ka kthyer të gjithë vendin në një plantacion gjigant droge dhe është nuni i bandave kriminale në Ministrinë e Brendshme?
Shqipëria është përpara një sifde të fortë. Ose do të ketë një reformë me konsensus, ose një reformë me vota të trafikuara të parave të kriminelëve të Ramës do të prodhonte një destabalitet dhe i pari që do të paguante me kosto të shtrenjtë politike do të ishte Rama.
Opozita ka bërë propozime të pafund dhe të gjitha janë refuzuar, sepse Rama nuk pranon asnjë formulë që është e propozuar nga Komisioni i Venecias. Ai kërkon formulën që ka kapur vetë dhe që nuk garanton një sistem të drejtë, por mund të bëhet pjellë e padrejtësive dhe e deformimit të një sistemi.
Rama deklaroi mbrëmë sërish shpresën e tij të vetme do të jetë blerja e deputetëve. Deri në orët e vona të darkës së mbrëmshme kanë vijuar presionet e shantazhet ndaj deputetëve, duke tentuar që t’i blejnë dhe t’i intiminojnë ata. Rama po mundohet shumë, por në fund do të kuptojë se e gjithë kjo lojë e pistë që ai po luan do t’i sigurojë atij një fund të hidhur.

Negociatat, propozim hibrid brenda parametrave të Venecias. Drejtësi për qytetarët, jo kalkulime politike

Rama ka shitur ambasadorët në takimin me Bashën dhe Metën duke thënë se ai është dakort me formulat e konsensusit të paraqitura në takim, por bllokues janë ambasaorët.
Tre kryetarët e forcave politike PD, PS dhe LSI kanë angazhuar dje secili nga një përfaqësues për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet finale të Komisionit të Venecias. Pas ftesës publike të bërë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme Kryetari i PD, Lulzim Basha, Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari  Meta zhvilluan një takim tripalësh në lidhje me ngërçin e krijuar mes palëve për Reformën në Drejtësi.
Pas takimit që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta, kryetari i PD, Basha theksoi rëndësinë e fokusimit në negociatat në gjetjen e një zgjidhjeje mbi propozimin hidrid si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Së pari, dua të falënderoj Kryetarin e Kuvendit, për mundësinë për një konsultë me të tre faktorët kryesorë politikë në vend. Si kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës e vlerësoj këtë si një takim konstruktiv. Në fund të takimit të tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet finale të Komisionit të Venecias.
Për ne, kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e Reformës në Drejtësi, për të përmbyllur në veçanti draftin kushtetues, natyrisht pas kësaj janë dhe shtatë ligjet”, tha Basha.
Kreu i PD ftoi palët të konsiderojnë Reformën në Drejtësi si një interes kombëtar dhe jo thjeshtë si kalkulim politik apo elektroal.
“Negociatori ynë, zoti Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje, bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh Reformën në Drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale.
Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë proces. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për t’i dhënë shqiptarëve dhe aleatëve tanë lajmin e mirë”, bëri të ditur Basha në përfundim të fjalës së tij.

A.Shahini

Artikulli paraprakFaqja e parë
Artikulli tjetërAgaçi, Bylykbashi dhe Manjani negociatorët e Reformës për Drejtësi