Moisi Habilaj do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Katanias ditën e premte më datë 17 maj 2019.
Gazetarja e Rtv Ora në Romë, Alba Kepi ka komunikuar me studion e avokatisë të Moisi Habilaj, e ka konfirmuar se më datë 17 maj do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Moisi Habilaj gjatë të cilës avokatja e tij do të paraqes mbrojtjen kundër akuzave të klientit të saj.
Është kjo seanca e fundit gjyqësore para marrjes së vendimit të shkallës së parë ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve.
Gjithashtu gazetarja e RTV Ora në Romë ka zbardhur dhe datën kur Gjykata e Katanias ka përcaktuar të shpreh vendimin ndaj Moisi Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë të bandës së tij, vendim ky që pritet të jepet ditën e mërkurë datë 19 qershor 2019 ora 15.00.
Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar Italo -shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlere mbi 20 milionë euro.
Arrestimi 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të Operacionit të koduar “Rosa dei Venti” i ekzekutuar nga autoritetet italiane më 14 tetor 2017.
Në dosjen hetimore të antimafias italiane është përfshirë dhe i ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri. Por për drejtësinë italiane aktualisht ai nuk është më person nën hetim.
Seanca e shkuar gjyqësore e datës 12 mars ku morën fjalën avokatët mbrojtës të anëtarëve të tjerë të bandës, u zhvillua e blinduar me dyer të mbyllura.
Ndërsa në seancën e datës10 dhjetor të 2018 prokurori Antonio Bonono kërkoj dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.
Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg
Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.
Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë
Antonio Riela 15 vite burg
Angelo Busacca 8 vite burg
Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit
Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg
Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit./Alba Kepi, Rtv Ora/