Trafiku i kokainës drejt Italisë, ja si komunikonin trafikantët shqiptarë

Aleks Boçi, 38-vjeçari shqiptar i arrestuar në Itali që prej tetorit të 2017 është koka e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut, Belgjikë dhe më pas në Itali. Lekët pas çdo “operacioni” dërgoheshin në Shqipëri.
Por nga hetimet ka rezultuar se grupi, përdoret një mënyrë të veçantë komunikimi. Të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal përdornin telefona BlackBerry dhe për komunikim mes njëri-tjetrit ishte aplikacioni i këtij celulari, BBM.
Operacioni “Biznes familjar”
Në pranga veç Aleks Boçit janë vënë: Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë. Kokaina në sasi të mëdha trafikohej përmes portit të Anversës në Begjikë ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një “dalje të sigurt” doganore përmes bashkëpunëtorëve të saj të punësuar aty.
Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri, të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.
Hetimet kanë dokumentuar përftime prej miliona euro të kësaj organizate kriminale, por detaji më interesant i kësaj organizate është se sipas hetuesve italianë, një sasi e madhe kokaina e organizatës së drejtuar nga Boçi ishte e destinuar për bosin mafioz të “Ndraghetas”, Davide Perronace.

Artikulli paraprakTmerr dhe panik në avion! Shpërthen motori dhe thyen dritaren, rryma e ajrit thith menaxheren
Artikulli tjetërProtestuesit presin Mogherinin me pankarta: Oligarkia ka rrëmbyer kuksianët (Foto)