Trafiku ndërkombëtar i drogës/ Reagon Berisha: “Shpirti” dhe “Xibraka” si binjakë siamezë!

Operacioni nderkombetar ‘shpirti’ njelloj si ai Xibrakes perseri mbeti pa koke!

Sepse kokat jane ministri dhe kreu i meduzes Edvin Droga!

Miq, keto dite me angazhimin direkt te agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere u arrestuan dy dyzina trafikantesh, ish shoqeruesit me uniforme te Sajmir Droges, prokurore dhe zyrtare te narkopolicise, deshmi e perseritur kjo se ne Shqiperi trafiqet kriminale jane prone dhe veper e narkoshtetit.

Por operacioni ‘Shpirti’ ngjiste ne disa aspekte me operacionin Xibraka dhe çdo operacion tjeter nderkombetar te ndermarre keto tete vite ne Shqiperi.

Se pari, edhe ne kete operacion njelloj si ne ate te Xibrakes dhe operacionet e tjera para ketij vendimtare ishin informacionet e partnereve tane.

Se dyti, ne rastin e Xibrakes njelloj si ne rastin e “ Shpirtit” rrjeti ishte shteteror pra funksiononte ne mbrojtje te plote te shtetit dhe kishte per aksioner kryesor segmente te shtetit.

Se treti, ne te dy rastet dhe ne te gjitha operacionet e tjera si keto, kreret e rrjetit ne nivelet me te larta te pushtetit mbeten te pa prekur.

Keshtu, ne rastin Xibraka kryesor me pushtet i rrjetit ishte sipas dokumentave de juro Olsi Rama ( de facto nga Edvin Rama) i cili kishte ne varesi direkte Genti Xhixhen. Ky i fundit gjate operacionit nderkombetar kaloi kufirin e Shqiperise pa i hyre ferra ne kembe i shoqeruar nga Olsi, te cilit nuk guxonte njeri ti kontrollonte makinen.

Kurse ne rastin e “Shpirtit” u leshuan flet arreste per dy shoqeruesit e Sajmir Habilit por jo per bosin e tyre Sajmirin sepse vetkuptohet po te guxonin ai nxirrte pra bente publike çdo gje per Edvinin, Olsin dhe te gjithe narkoqeveritaret e tjere.

Keshtu qe ne keto operacione trungu dhe koka e narkoshtetit mbeten gjithnje te paprekur! sb

Exit mobile version