Tragjedi në Toronto, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur

10 të vdekur e 15 të plagosur. Ky është bilanci tragjik në metropolin kanadez Toronto, kur një kamion transportesh iu drejtua të hënën një grupi kalimtarësh. Ende nuk ka qartësi për sfondin e sulmit.
10 të vdekur e 15 të plagosur. Pse i vërsulet një 25 vjeçar kalimtarëve në Toronto duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, e pastaj i lutet policisë ta qëllojë për vdekje?
Ende nuk dihet shumë për sfondin e sulmit dhe tragjedia në Toronto ka shumë pikëpyetje. Ajo që dihet: Policia ka arrestuar Alek Minasian nga veriu i Torontos, një student i kolegjit Seneca, i cili thërriste “më vrisni, më vrisni”, kur polici i kërkonte të ulej e dorëzohej. Mark Saunders, kreu i policisë së Torontso tha para gazetarëve se “ky akt duket qartësisht i planifikuar.” Autori i krimit e ka tërhequr kamionin në trotuar disa kilometra duke lënë pas shkatërrim në një nga rajonet më me gjallëri të Torontos.
Pikërisht të hënën (23.04) në Toronto përfundoi takimi i ministrave të Jashtëm të G7-s që diskutoi mbi zhvillimet në Siri dhe Ukrainë. Kamioni i bardhë ka qenë një marrë me qira, njoftoi gazeta kanadeze, “Toronto Star”. Ai ka dalë nga rruga dhe i është drejtuar trotuarit. Policia izoloi zonën dhe ndali qarkullimin e metrove. Lagjja North York është mjaft e populluar gjatë ditës. Aty gjenden shumë restorante dhe dyqane.

Artikulli paraprak5 ushqimet që ngadalësojnë plakjen
Artikulli tjetërPranoi 10.000 refugjatë, Angela Merkel mbron vendimin e saj në OKB