Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për ngjarjen tragjike mbrëmjen e djeshme në Deçan, ku një autobus me fëmijë u qëllua me armë zjarri. Shoferi i mjetit dhe dy të mitur humbën jetën.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Te dashur miq, dje ne darke nje kriminel me maske ne Gllogjan, Komuna e Deçanit, ka shkrehur bresheri kallashnikovi drejt autobuzit me nxenes shkolle nga te cilat kane humbur jeten dy nxenes dhe shoferi i autobuzit dhe eshte plagosur nje nxenes tjeter. Duke shprehur ngushellimet me te ndjera famljeve te viktimave, per humbjen e njerezve te tyre me te dashur dhe uruar sherim te plote te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe uroj qe vrasesi i nxenesve te shkolles dhe shoferit te gjendet sa me pare dhe te marre ndeshkimin ligjor te merituar.