Covid-19 i ka marrë jetën një 28-vjeçareje shtatzënë nga Vushtrria e Kosovës. Sipas burimeve, Liberta Selacin, me profesion grimere nuk ka mundur t’i mbijetojë Covid-19.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar mjekja që po kujdesej për 28-vjeçaren.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët. Ata bëjnë të ditur në rrjetet sociale se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.