Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, i vetmi teknik amerikano-latin në Europian

Padyshim që përveç futbollistëve, trajneri ka një rol kyç në ecurinë e një skuadre. Në shumicën e rasteve vendimet për të emëruar një trajner, janë vendime të vështira dhe me siklet nga drejtuesit e një institucioni futbolli, apo president klubi, pasi jo të gjithë janë të sprovuar dhe emra të njohur në arenën ndërkombëtare.

 

Nëse marrim rastin e Europianit, ku pas 2 ditësh do të nisë në Gjermani, patjetër që një grup i mirë futbollistësh e ka të nevojshëm një trajner të mirë që t’i dërgojë drejt një suksesi të tillë. Puna e një trajneri në ekip kombëtar është e ndryshme nga ajo e një klubi ku punohet më intensivisht. Megjithatë, nëse shohim timonierët që do të shoqërojnë këto ekipe në fazën finale të Europianit, Silvinjo është i vetmi trajner nga Amerika Latine që drejton në këtë turne, pasi të gjithë të tjerët janë nga Europa.

Braziliani 50-vjeçar ka lindur në Sao Paolo. Gjithashtu, edhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, janë po nga Amerika Latine, argjentinas dhe brazilian. Një pjesë e mirë e kombëtareve kanë zgjedhur trajner vendës si: Gjermania, Skocia, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Sllovenia, Danimarka, Serbia, Franca, Holanda, Polonia, Rumania, Çekia dhe Ukraina, ndërsa për të huajt, ata italianë udhëheqin, pasi janë 5 të tillë si: Spaleti, Montela, Rosi, Kalzona dhe Tedesko.

Artikulli paraprakUji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbrohemi!
Artikulli tjetër“Është shtëpia ime e dytë”- Dëshmia e ish-ushtares kanadeze që shërbeu në 1998-ën në Drenas: Kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi në Kosovë, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe… Si i gjeta pas 20 vitesh