Trajneri i Zvicrës: Nuk e merituam eliminimin, i krijuam probleme ekipeve të mëdha

Zvicra u eliminua në çerekfinalen e Europianit pasi u mposht nga Anglia pas penalltive. Pas sfidës foli edhe trajneri Murat Jakin i cili u shpreh i zhgënjyer.

 

“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran. Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar. Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete. Në këtë Europian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart“, përfundoi Jakin.

Artikulli paraprakSHBA goditet nga një valë përvëluese të nxehti, temperaturat në “Luginën e Vdekjes” deri në 54 gradë
Artikulli tjetërJo vetëm Ilir Beqaj, por edhe vajza e tij në përgjime. Flet për punimet në restorantin GZONA