Trajneri i Suedisë: Pa frikë ndaj Italisë

Suedia është gati të bëjë një “surprizë” Italisë në play off-in e botërorit. Trajneri i përfaqësueses nordike, Janne Andersson, shfaqet tejet i karikuar për përplasjen e dyfishtë të nëntorit. “Nuk zbret historia dhe trofetë në fushë dhe nuk ka fare rëndësi për ne se sa herë e ka fituar Italia botërorin. Kemi respekt, por jo frikë ndaj Italisë. Duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë dhe të jemi si gjithmonë, të përqendruar. Nëse do t’ia dalim mbanë, mund të fitojmë ndaj çdokujt. Ventura? Në mendoj se na nënvlerëson, ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë profesionistë”, u shpreh Anderson.
Por çfarë mendon Anderson për shortin? Para se të njihja kundërshtarin, nuk kishte kuptim që të studioja të gjitha skuadrat që mund të kishim përballë. Jonas Thern ka ndjekur takimin Shqipëri – Itali, për të spinuar pak. Tani fillon puna e vërtetë. Italia është një kombëtare e madhe, me shumë histori dhe traditë”, përfundoi trajneri i Suedisë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se drejtuesit e Leicester City e kanë kërkuar sërish Ranierin, pasi e shkarkuan. Ranieri, tash trajner i Nantes, e fitoi titullin e Premier Ligës me Leicester City në sezonin 2015-‘16, por u shkarkua nga posti i trajnerit sezonin e kaluar pas rezultateve të dobëta. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Ranieri e ka zbuluar se skuadra angleze ka dashur ta rikthejë atë, pasi e ka shkarkuar Craig Shakespeare. Megjithatë, ish-trajneri i Romës dhe Juventusit i është përgjigjur shkurt: “Jo, faleminderit”.

Artikulli paraprakMbappe paralajmërohet se kur luan dobët do të marrë kritika
Artikulli tjetërInter, rekord historik