Covid-19 po merr jetë njerëzish cdo ditë në të gjithë botën. Sfida më e vështirë është gjetja e një ilaçi të posaçëm, nxjerrja e vaksinës apo edhe një portokoll i stabilizuar i trajtimit. Në këto kushte, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka besuar tek shërimi përmes formulave që vijnë nga bimët dhe natyra. I suksesshwm me shumë pacientë, mes tyre, dëshmuar kontributi i Merjas edhe në sallën e Kuvendit nga deputeti Adriatik Alimadhi, Merja garanton efekasitet me një përzierje ekstraktesh të ndryshme antivirale.
I ftuar në “Vila 24” siç do të martë, Merja tha se pas studimesh të thelluara e testimesh të suksesshme, propozon propolis rigoni me sktrakte të tjera të cilat veprojnë në organizëm, shoqëruar me çajëra dhe ushqime të pasura me vitamina e proteinat e nevojshme që bëjnë nxjerrjen jashtë organizmit të virusit korona. Merja këshillon çaj antiviral me 10 pika propolis në çdo filxhan dhe sprucim të ambientit me antiviralë në mënyrë që të kemi një ambient me ngarkesë të ulët virale. Sa u përket ushqimeve, ai thotë se duhen shmangur arroret dhe dieta jonë të pasurohet me perime dhe fruta.
Për të marrë vitamin C në kushte natyrale, Merja sugjeron bulmetin nga bagëti që kullosin në gjelbërim si edhe lëngun e zogut të pulws, gjithçka të rritur në kushte bio. Si një burim të mirë vitamine C, specialisti Merja vlerëson edhe trëndafilin e egër dhe përdorimin e xhingerit, për energjinë që i jep trupit të njeriut dhe aktivizimit të antitrupave.
Balkanweb