“Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK radhën e ka miku i kryebashkiakut, Elman Abule

Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Erion Veliajn, sot radhën pë të dëshmuar e ka biznesmeni Ermal Abule.

Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00.

HETIMET NDAJ ÇIFTEVE ABULE-NITO DHE VELIAJ-XOXA

Gruaja e Elman Abules, Marisa Nito u paraqit dje në SPAK që prej orës 10:00 dhe pasi doli nga SPAK, ajo tha për mediat se nuk kishte asnjë koment.

Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.

Pyetja e tyre vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar veprimet hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe vëllait, Arbër Veliaj.

Përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës.

Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.

Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore, dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, ku e fundit ka qenë në zonën e “Kombinatit”.

Mësohet se leja ndërtimi nuk është vënë në zbatim, për shkak se dy pronarët e truallit kanë revokuar kontratat e sipërmarrjes me kompaninë e Elman Abules, për shkak të të kaluarës së tij si i dënuar për vjedhje në Belgjikë.

Artikulli paraprakBiznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK, dp pyetet në lidhje me çështjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj
Artikulli tjetërShkrumbohet kabina elektrike, banorët braktisin pallatin në Lezhë